Qershia Origjina e qershisë së ëmbël është tek Deti i Zi. Qershia u kultivua atje në një qytet me emër Cerasus. Nga kjo edhe vjen emri kerasi në greqisht, cereza në spanjisht, cherry në anglisht dhe qershi në shqip, përkthimi i së cilit do të thotë – fruta nga Cerasus. Është e vërtetë që qershia u kultivua nga grekët e Azisë, megjithatë, ky frut u përhap në Europë nga romakët të cilët e përfshinin qershi si ushqim kryesor në dietën e legjionarëve.. Një gotë qershi ka vetëm 90 kalori dhe është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës C. Ndaj, nuk është aspak e çuditshme që mjekët, dietologët dhe profesionistët të tjerë të fushës shëndëtsore shpesh herë këshillojnë qershinë si një superushqim. Qershia ka nevojë për temperatura të ulëta 800-100 orë më pak se 7°C gjatë dimrit për ndërprerjen e qetësisë relative të sythave. Qershia kërkon toka të kulluara por që ka dhe lagështi të nevojshme Ph 6-8. Ndihmon kujtesën. Qershitë kanë qenë të njohur për ndihmesën për një memorie të mirë dhe në parandalimin e humbjes së kujtesës. Kjo është verejtur nga një komponent i gjetur në qershi i njohur si anthocyanin që është provuar të jetë e mirë për trurin. Rrit gjumin.Kjo është një tjeter veti e qershisë. Njerëzit të cilët konsumojnë qershi bëjnë nje gjumë më të thellë se sa ata që nuk i hanë. Kjo është për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin.