Rrush

Rrushi është një frutë i një peme të familjes Vitaceae, Në botë ekzistojnë shumë lloje të ndryshme rrushi duke përfshirë: Vitis vinifera, rrush Evropian i përdorur për prodhimin e verës. Vitis labrusca, rrush nga Amerika Veriore i përdorur si ushqim, për lëng rrushi apo edhe verë. Vitis riparia, rrush i egër nga Amerika Veriore i përdorur për verë. Vitis aestivalis, varieteti Norton përdoret për bërjen e verës. Ekzistojnë dhe hibride kryesisht rezultat i shartimit te V. vinivera me V. labrusca, V. riparia ose V. aestivalis. Përdoret për prodhimin e lëngut të rrushit, reçelit, verës ose mund të përdoret si ushqim.