Qepë

Qepa (Allium cepa L., nga latinishtja cepa "qepë"), është një perime dhe është lloji më i kultivuar i gjinisë Allium.Ajo është bimë barishtore dyvjeçare ose shumëvjeçare qe i takon familjes Amaryllidaceae që kultivohet prej kohësh nga njeriu.Qepa është kultivuar për të paktën 7000 vjet. Ajo është një bimë dyvjeçare, por rritet zakonisht si një vjeçare. Varietetet e sotme zakonisht rriten në një lartësi prej 15 deri 45 cm. Gjethet janë të gjelbërta dhe rriten të alternuara në xhufkë. Ato janë në formë tubi cilindrik (ndryshe nga llojet e afërta si preshi dhe hudhra) me një anë të sheshtë. Baza e çdo gjetheje është e rrafshët, zakonisht e bardhë që del nga një disk bazë. Nën këtë disk del një tufë fije rrënjësh të shkurtëra që ndodhen nën tokë. Me rritjen e qepës, rezervat e ushqimit fillojnë të grumbullohen në bazën e gjetheve dhe bulbi i qepës fillon e fryhet.