Purri

Purri i njohur edhe si: pras (Shqipër e Veriut), purri (Vuthaj, Rugovë) është bimë që klasifikohet në familjen Alliaceae. Preshi është perime e ngjashme me qepën, me kërcell të gjatë e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata si shpatë, që mbillet në kopshte e ara dhe përdoret për ushqim. Preshi ka ngjyrë të gjelbër të hapur. Presh i egër (presh gjarpri) bot. bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të shkurtër e me gjethe si të preshit, që rritet zakonisht nëpër lëndina fushore.