Karrotë

Karrota ( lat. Daucus carota L. ) është një perime rrënjë, zakonisht në ngjyrë portokalli. Ekzistojnë edhe varietete në ngjyrë të purpurt, të kuqe, të bardhë dhe të verdhë. Pjesa që hahet e karrotës është rrënja.Njihet edhe si : - lule turpi (Korçë), lulehane (Nënshat) është bimë që hynë në familjen Apiaceae.Karota luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar. Ajo nuk ka kolesterol dhe ka fuqi të madhe për të shkatërruar qelizat e para kanceroze te njerëzit.Një burim i pasur i acidit pantothenic, mangan, beta-carotene, fibra dietike, vitamina (B6, K, C) dhe bakër.Karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj, ajo lufton kundër kacerëve të ndryshme si mushkërive, lëkurës dhe gojës. Hahet e gatuar ose e papërpunuar. Duhet të konsumohet çdo ditë.