Domate

Domatja (solanum lycopersicum) është një bimë njëvjeçare që e ka prejardhjen nga Andet e Amerikës së Jugut. Kur europianët arritën në Amerikë, bima e domates ishte përhapur deri në Amerikën Qendrore dhe Meksikë. Përdorimi i saj si ushqim filloi në Meksikë, dhe u përhap në të gjithë botën pas kolonizimit spanjoll të Amerikës. Varietete të shumta të saj tani kultivohen gjerësisht tashmë, nganjëherë në serra në klimat e ftohta.Domatja konsumohet në mënyra të ndryshme, e freskët, ose si një përbërës në shumë gjellë, sallata, salca dhe pije. Edhe pse nga ana botanike ajo është një frut, ajo konsiderohet si perime për qëllime gatimi, gjë që shkakton paqartësi dhe ngatërresë. Fruti është i pasur në lycopene, që mund të ketë efekte të dobishme për shëndetin.Domatja bën pjesë në familjen Solanaceae. Bimët zakonisht rriten 1-3 metra në lartësi dhe kanë një kërcell të dobët që shpesh mbështetet mbi tokë ose mbi bimë të tjera. Një kokër domate mesatare e zakonshme peshon rreth 100 gram.