Dardhë

Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë drunore nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Lloje të kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Trungu i saj arrin lartësi mesatare 10-17 m, është gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm).Fruti dradha është pemë e lëngshme dhe e ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit.